Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar tambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomàš Szunyog.
Krasniqi tha se me Szunyog diskutuan për bashkëpunimin në nivelin lokal si dhe për projektet e përbashkëta të BE-së dhe MAPL-së.
“Me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomàš Szunyog diskutuam për bashkëpunimin në nivelin lokal, projekteve e përbashkëta të BE-së dhe MAPL-së si dhe mbi ecurinë e punës së grupit punues për hartimin e udhëzimit administrativ për caktimin e procedurave për iniciativat e qytetarëve për largimin e Kryetarëve të Komunave”, ka shkruar ai.