Tirana mungon në Athinë, qeveria greke: Të gjithë e kuptojnë pse nuk u ftua Rama

Edi Rama mungoi sot në këtë foto të përbashkët mes liderve të Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe shteteve anëtarë të BE-së në rajon. 

 

Qeveria greke ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e saj mbi ccështjen Beleri, duke thënë përmes zëdhënësit të saj se Shqipëria ka devijuar nga normat evropiane.

 

PAVLOS MARINAKIS

ZEDHENES I QEVERISE GREKE

“Mendoj se të gjithë e kuptojmë se nuk ishte e mundur të ftohej zoti Rama në një nismë kaq të rëndësishme. Me këtë duam të themi se rruga europiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit bazë të normave dhe rregullave të së drejtës europiane. Gjithsesi ka qenë i ftuar presidenti i Shqipërisë, i cili refuzoi pjesëmarrjen.”

 

Sakqa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ndërsa ka takuar liderët e rajonit ka theksuar rëndësinë e marrëdhënive të mira mes shteteve me qëllim, afrimin në union.

 

Darka joformale në Athinë u organizua me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.