Omer Bunjaku sot ka marrë zyrtarisht detyrën e re si drejtor sportiv në FC Ballkani dhe këtë e bëjnë të ditur nga vet klubi.
Postimi i plotë:
Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.
https://www.facebook.com/photo?fbid=771326858333528&set=pcb.771326925000188