Mancini bëhet “sheik” do jetë trajner i Arabisë Saudite për 90 milionë euro

Vetëm dy javë  pasi dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane, Roberto Mancini tashmë ka gjetur një ekip të ri: Gazzetta dello Sport, e cila citon burime arabe, shpjegon se trajner I njohur është afër konfirmimit si trajner i kombëtares së Arabise Saudite.

Pritet që ai të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 25-30 milionë euro në vit.

Kontrata deri në vitin 2026 është parashikuar të përfshijë edhe qënien në stol në Kupën e Botës e cila do të zhvillohet në tre vende, në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

Por fillimisht, janarin e ardhshëm, është Kupa e Azisë , për të cilën Arabia është shumë e interesuar duke qenë se i fundit nga tre triumfet  në total, I fundit daton në vitin 1996.

 

“Mancio” do të përfshijë stafin e tij historik në aventurën e re : Salsano, Lombardo, Nuciari, Battara, Gagliardi, Scanavino dhe ndoshta edhe Oriali , duke qenë se Gianluigi Buffon duhet të mjaftojë për Luciano Spallettin si kreu i ri i delegacionit të Italisë.

Sipas mediave të Riad-it, Mancini ka negociuar me kombëtaren arabe që prej qershorit edhe pjesë ish-trajneri I Italisë e mohon.

 

Megjithatë së shpejti duhet të jetë takimi vendimtar për të shkuar te “tymi i bardhë” mes palëve.

Ndeshja e parë e Mancinit me Arabinë Saudite pritet të jetë më 8 shtator kundër Kosta Rikës , katër ditë pas një tjetër miqësore kundër Koresë së Jugut. Në nëntor, janë kualifikueset aziatike drejt Botërorit 2026, ku Arabia Saudite është në një grup me Jordaninë, Taxhikistanin dhe një mes Kamboxhia dhe Pakistani. /Sportmediaset