Vizita në Kosovë/ Ahmeti: Investimet e reja janë të mirëseardhura, ofrojmë kapacitetet institucionale për mbështetje

Bashkë me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ekzekutivin e Bashkimit Demokratik për Integrim vizituam sot korporatën e mirënjohur Devolli dhe fabrikën e prodhimit Commodita.

Me mbi 4.900 punëtorë, eksportues në 25 vende dhe me mbi 20 dyqane në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbarë rajonit.

U diskutua mundësia që korporata Devolli të vazhdojë të shtrijë investimet e veta në prodhim edhe në Maqedoninë e Veriut me brendin Commodita, me ç’rast do hapen mijëra vende pune edhe në vendin tonë.

Kapacitetet tona institucionale janë në shërbim të plotë për të mbështetur investimet e drejtpërdrejta që nënkuptojnë jetë më cilësore.

https://facebook.com/842385190588938