Policia ka vënë në pranga autorit e dyshuar të plagosjes me thikë të një 20-vjeçai. Ngjarja është regjistruar në Kodër Kuqe, në Babrru, ku 33-vjeçari ka goditur me thikë të riun.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. Ndërkohë, i riu i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.