Deponitë para çerdheve në Tetovë/ Reagojnë qytetarët duke hedhur fajin tek drejtuesja e çerdhes dhe autoritetet komunale

Të gjitha çerdhet e Tetovës, pa përjashtim, janë vende ku pranë kontejnerëve të stërmbushur mbeten grumbuj të mëdhenj mbeturinash, kështu që ngjajnë me deponi në mes të një mjedisi urban. Në Kopshtin e Potokut, ndërmarrja komunale i ka hequr kontejnerët nga para objektit, për të mos lejuar që mbeturinat të lihen para hyrjes. Vetëm një kontejner ishte vendosur në oborr, prapa objektit për nevojat e kopshtit. Por tani edhe pse është brenda, edhe ai enë po mbushet dhe po krijon grumbuj të mëdha të mbeturinave.

Disa nga fqinjët besojnë se përgjegjësinë e kanë punonjësit e kopshtit.

– Jemi përballur me një erë të pakëndshme, mbeturina në të gjithë lagjen dhe qentë që grumbullohen për shkak të ushqimeve të mbetura që hedhin nga vetë kopshti. Nuk mund të ulesh as në oborr apo të hapësh një dritare. Plehrat janë burim bakteresh dhe fëmijët luajnë në kopsht dhe në lagje, thonë banorët që kontaktuan redaksinë tonë.

Lënia e mbeturinave paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve, paralajmëron vazhdimisht mjeku Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik, e specializuar në ekologji dhe higjienë shëndetësore.

– Vetë aroma e pakëndshme kërcënon mirëqenien sociale, është një postulat bazë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Përveç kësaj, mbeturinat që janë të biodegradueshme, sidomos në mot të nxehtë, zhvillojnë baktere dhe me këtë paraqesin rrezik për shëndetin publik për shkak të rrezikut nga infeksionet bakteriale, thekson dr. Davidovski.