Presidenti Barjam Begaj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për megaoperacionin e antidrogës “Tempulli”.
Në një postim në rrjetet sociale begaj thotë se Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.
“Përgëzime policisë së shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”! Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.”, shkruan Begaj.
Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” u shkatërruan 23 rrjete kriminale dhe kanë rënë në pranga 233 shpërndarësve të drogës.