Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Seriali hit dramatik dhe thriller Yellowjackets vjen në SkyShowtime në Kosovë

SkyShowtime ka shpallur sot se sezoni i parë i serialit triller-dramatik, kandidat për çmimin Emmy ® , Yellowjackets do të shfaqet premierë në këtë platformë në Kosovë nga 14 tetori. Të gjitha episodet e sezonit të parë do të jetë gati për transmetim nga kjo datë.

Prodhuar nga SHOWTIME, sezoni i dytë do të jetë gati për transmetim në SkyShowtime në Kosovë me episode të reja që dalin çdo javë, nga 28 tetori.

Sezoni i parë ka marrë si rrallë herë në vlerësim me 100% pikë në Rotten Tomatoes ka marrë shtatë emërime si kandidat për çmimin Emmy®.

(L-R): Ella Purnell as Teen Jackie and Sophie Nélisse as Teen Shauna in YELLOWJACKETS, “Pilot”. Photo credit: Paul Sarkis/SHOWTIME.

Krijuar nga Ashli Lajëll dhe Bart Nikërson (Narcos), në Yellowjackets luan kandidatja për çmimin Emmy® dhe fituesja e çmimit të zgjedhur nga kritika, Melani Linski (Castle Rock), kandidatja e çmimit Oscar® dhe Emmy®, Xhuljet Ljuis (Camping), kandidatja e çmimit Emmy®, Kristina Riçi (Z: The Beginning of Everything) dhe Touni Sajpres (Unforgettable).

Sa epikë mbijetese, aq edhe histori psikologjike horrori dhe dramë që prek dramat e rritjes, Yellowjackets është saga e një grupi gjimnazistesh, lojtare futbolli të talentuara, që u kthyen në të mbijetuarat me (apo pa) fat nga rrëzimi i një avioni në pyjet e largëta të veriut. Seriali rrëfen për transformimin e tyre nga një grup i ndërlikuar por i suksesshëm, në një klan të egër, si dhe ndjek jetët që ato përpiqen të rindërtojnë pas afro 25 vjetësh, duke kuptuar që e shkuara nuk është asnjëherë thjesht një e shkuar dhe ajo që ndodhi në pyll nuk ishte mbyllur ende.

Sezonit të dytë do t’i bashkohen si aktorë të rregullt: Louren Ambroz (Six Feet Under, Servant) dhe Simoun Kesëll (Obi-Wan Kenobi), së bashku me Elijah Ud (trilogjia e The Lord of the Rings) si të ftuar specialë gjatë gjithë sezonit. Në sezonin e dytë luajnë edhe Sofi Nelis (The Book Thief), Xhasmin Savoi Braun (The Leftovers), Sofi Theçër (Prospect), Samanta Hanreti (Shameless), Kortni Itën (Mad Max: Fury Road), Liv Hjuson (Santa Clarita Diet), Stivën Krugër (The Originals), Uorren Koull (Shades of Blue) dhe Kevin Alvs (Locke & Key). Yellowjackets shpërndahet në rang ndërkombëtar nga Paramount Global Content Distribution.

(L-R): Liv Hewson as Teen Van and Sophie Nélisse as Teen Shauna in YELLOWJACKETS, “Pilot”. Photo credit: Paul Sarkis/SHOWTIME.

SkyShowtime është në dispozicion drejtpërdrejt për konsumatorët përmes aplikacionit SkyShowtime në pajisjet me Apple iOS, tvOS, Android, televizorët Android, Google Chromecast, LG, Samsung, dhe përmes faqes së internetit: www.skyshowtime.com. Çmimi mujor i SkyShowtime ështе 5,99 euro (pa reklama), me një periudhë prove 7-ditore që mund të anulohet në çdo kohë.

PËRFUNDON

Për më shumë detaje, vizito:

Faqja e internetit: www.skyshowtime.com

Këndi i lajmeve: corporate.skyshowtime.com

LinkedIn: www.linkedin.com/company/skyshowtime

Twitter: https://twitter.com/SkyShowtime

Të dhënat e kontaktit

kiril.zarinski@publicis.com.mk

Rreth SkyShowtime

SkyShowtime është shërbimi i ri fantastik i transmetimit në Evropë. Një sipërmarrje e përbashkët e Comcast dhe Paramount Global, SkyShowtime ka mbledhur prodhimet më të mira të Hollivudit dhe argëtimin lokal në një vend të vetëm.

Nga filmat dhe serialet origjinale të markave ikonë si Universal Pictures, Paramount Pictures, Nickelodeon, DreamWorks Animation, Paramount+, SHOWTIME®, Sky Studios dhe Peacock deri në serialet origjinale nga SkyShowtime, kjo platformë është shtëpia e re e argëtimit më të mirë në Evropë.

Me daljen në gjithë tregjet e saj në fillim të këtij viti, SkyShowtime është në dispozicion në: Shqipëri, Andorrë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Danimarkë, Finlandë, Hungari, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Sllovaki, Slloveni, Spanjë dhe Suedi. Mundësohet nga ofrues të përzgjedhur televizionesh në disa tregje dhe në pajisjet me Apple iOS, tvOS dhe Android, në televizorët Android, Google Chromecast, LG, në televizorët inteligjentë Samsung dhe në internet.

Latest Posts

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Mos i humbisni

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...