Dy të mitur dyshohet se janë përfshirë në një përleshje me thika në Gjakovë dhe të dy pas përleshjes janë dërguar në Spitalin Rajonal, për shkak të lëndimeve që i kanë marrë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar në lidhje me këtë rast.
“Sot rreth orës 11:25 dy persona (meshkuj të mitur) pasi dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK” në Gjakovë, janë dërguar në Spitalin Rajonal për shkak të lëndimeve (dyshohet nga mjet i mprehtë-thikë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit. Është bërë egzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe është arrestuar një i dyshuar”, tha tutje Elezaj.