Korridori 8, Opozita, Artan Grubi dhe Amerika

Kush kënd e keqpërdori në Banjicë, Grubi Agelerin, apo Mickovski Bilallin, Afrimin dhe Izetin?

Amasadorja e Amerikës, Anxhela Ageler ishte e para që shtypi susten e shpërthimit nuk ishte e dyta, e këtë opozita e di e pa, por dikush që i ka nën ombrellën e vet politike e ka bërë zëdhënëse dhe treshja dolën e thanë, “Grubi keqpërdori Amerikën”.

Përfaqësuesit e BESËS, Lëvizjes Demokratike dhe Alternativës do të hyjnë në edhe ata në histori nga Banjica e Epërme, por historia për ta do të shkruaj se ishin kundër ndërtimit të kësaj rruge.

Ata “opozita” ishin aty ku ndryshon e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja e një projekti të madh.
Aty në Banjicë ku të mëdhenjtë shtypën sustën e ndërtimit, e të vegjëlit “opozita” shtypi sustën e shkatërimit dhe ranë në kurthin e atyre që sunduan zhvillimet, që s’i duan shqiptarët dhe me një fjalë nuk e duan Amerikën.

Bilalli, Afrimi dhe Izeti duhet t’a dijnë dhe e dijnë se e vetmja parti në rajon pra BDI është partneri më i besueshëm i Amerikës dhe si mund Grubi, BDI-ja dhe Alia ta manipulojnë, ta keqpërdorin Amerikën?

Dhe nëse Grubi ka arritur të manipulojë Amerikën pra i bie që Grubi qenka më i fortë se Amerika.
Dhe në fund meqë u zbulua superfuqia atëherë ta lusim Grubin ta ndryshoje botën, ta ndale luftën në Ukrainë, ta rrëzoje Putinin prej pushtetit të Rusisë, të bëje paqe mes Izrailit dhe Palestinës, ti rregulloje raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ti ndale tërmetet, vërshimet, nxehtin, ftohtin dhe në fund ta ndaloje edhe vdekjen.