Edhe një hit nga Nimi, e titulloi “A ke zemër”

Një këngë e bukur e lehtë si për fundverë është publikuar vetëm pak ditë më parë nga këngëtari kosovar Nimi. Ky projekt është më tekst dhe muzikë nga Nurteel derisa producent ekzekutiv i projektit është Labinot Nuraj. Nimi vjen me këngën “A ke zemër”, projekt që nuk dihet se kujt ia ka kushtuar por që i këndon dashurisë dhe se ky është një tjetër hit i ri në karierën e tij dhe një këngë e bukur e cila po dëgjohet që në momentet e para të publikimit.