Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Italia miraton masa më të ashpra kundër emigrantëve

Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra migrantë në javën e kaluar.

 

Për pasojë janë stërngarkuar qendrat e imigrimit.

 

Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë.

 

Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit.

 

Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura” për t’i ndaluar migrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht.

 

Disa burime kanë thënë se të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë qenë të të njëjtit mendim për ashpërsim të rregullave për migrantët.

 

Ditëve të fundit, mijëra migrantë kanë kaluar në ishullin italian në Lampeduzas, pas një udhe të gjatë me anije nga Afrika.

 

Vetëm të martën e javës së kaluar, më shumë se 5.000 persona kanë arritur në këtë ishull mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut – rekord brenda 24 orëve.

 

Meloni ka thënë se një qasje më e ashpër është e domosdoshme.

 

Në të njëjtën kohë, ajo u ka shpallur luftë bandave të kontrabandistëve.

 

“Lufta kundër migrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”.

 

Lufta kundër migrimit të paligjshëm ka qenë një prej zotimeve kryesore të Melonit në fushatë parazgjedhore.

 

Ajo është në krye të politikave italiane qe 11 muaj./rel

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...