Drejtori Halili takon përfaqësues të Bankës Botërore, diskutojnë për bashkëpunimin në sektorin publik dhe privat

Banka Botërore është partner strategjik i #FIZHT dhe takimi i sotëm ishte në këtë frymë.

Takuam përfaqësuesit z. Daglas Zeng dhe znj. Tatjana Markovska, ku biseduam për projektet e rradhës në heliksin e trefishtë mes sektorit publik, sektorit privat dhe akademisë.

Diskutuam për prioritetet dhe aktivitetet në zhvillimin e përshpejtuar ekonomik dhe për të ndërtuar një roadmap për zhvillimin e sektorit privat dhe të startupeve. Potencova që Parku Teknologjik shtetëror duhet të jetë në fokus të institucioneve tona dhe se strategjitë e reja duhet të jenë reale dhe të zbatueshme për vendin tonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=870222104668257&set=a.481984440158694