Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Erdogan: Turqia e mbështet Azebajxhanin në “ruajtje të integritetit territorial”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij e mbështet Azerbajxhanin në “hapat për ruajtje të integritetit territorial”.

 

Ai i ka bërë këto deklarata në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

“Nagorno-Karabaku është në territorin e Azerbajxhanit”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se asnjë status tjetër “nuk do të pranohet kurrë”.

 

Sipas tij, Armenia duhet t’i përmbushë premtimet e veta, përfshirë hapjen e korridorit për transport, në jug.

 

Lideri turk ka bërë thirrje edhe për një zgjidhje të shpejtë për armiqësitë në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë.

 

Më 2020, Turqia i ka ndihmuar Azerbajxhanit që t’i rikthejë territoret e humbura nga Karabak në luftën e zhvilluar më 1990 me Armeninë për këtë rajon.

 

Një zyrtar separatist armen për të drejta të njeriut ka thënë se 25 persona kanë vdekur të martën në këtë rajon, si pasojë e ofensivës ushtarake të nisur nga Azerbajxhani.

 

Dy prej të vdekurve është thënë të jenë civilë, derisa të paktën 138 persona tjerë janë plagosur.

 

Azerbajxhani ka dërguar trupa ushtarake në Karabak, për atë që e ka quajtur “operacion kundër terrorizmit”.

 

Ndonëse Azerbajxhani ka thënë se operacioni është i kufizuar vetëm në shënjestrat ushtarake, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se janë krijuar “korridore humanitare” për ta evakuuar popullsinë.

 

Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”.

 

Përfaqësues tjerë të Karabakut kanë përmendur “ofensivë ushtarake të shkallës së gjerë”.

 

Armenia ka qenë aleate për kohë të gjatë me Rusinë, ndonëse së fundi e ka acaruar Moskën pas stërvitjeve që i ka zhvilluar me Shtetet e Bashkuara./rel

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...