Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Komisioni i zgjedhores në udhëkryq/ Bardhi kërkon heqjen e Alibeajt, PS do të shtyje me 6 muaj afatin për reformën

50 deputetë të opozitës janë bërë bashkë për të ndryshuar përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi nga Kukësi se Partia Demokratike ka vendosur të shkarkojë nga posti i bashkëkryetarit të këtij komisionit Enkelejd Alibeajn, i cili është sot Sekretar i Përgjithshëm i partisë së drejtuar nga Lulzim Basha dhe në vend të tij do të jetë Oerd Bylykbashi, i cili është nënkryetar i partisë që drejtohet nga Sali Berisha.

 

GAZMENT BARDHI

 

“Për Grupin Parlamentar të PD-së, është e papranueshme që në dy vjet, Komisioni i Reformës Zgjedhore  nuk ka prodhuar asnjë rezultat. Lënia pa rezultat e Komisionit të Reformës Zgjedhore, në gjykimin tonë, ka favorizuar vijimin e manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi i Edi Ramës.”

 

Bardhi ka propozuar që pjesë e komisionit të jenë edhe aleatët Mediu e Idrizi, por bie në sy se në këtë listë nuk është përfshirë asnjë deputet që mbështet Lulzim Bashën. Por në situatën ku është përfshirë Partia Demokratike, mbetet për tu parë nëse këto ndryshime do të pranohen apo jo nga mazhoranca socialiste në parlament.

 

“Bëhet fjalë se kush përfaqëson PD, në rastin konkret jemi ne që i caktojmë. Ne nuk i ndërhyjmë PS se kush do të jetë bashkëkryetari i PS dhe besoj nuk ka ardhur dita që Rama të caktojë kush na përfaqëson ne.”

 

Prej 4 shtatorit Partia Demokratike është përfshirë në një debat të ri nëse kryetar i grupit parlamentar të PD është Gazment Bardhi apo Lulzim Basha. Deri më tani kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla nuk ka një qëndrim përfundimtar nëse parlamenti njeh Bashën apo Bardhin.

 

Kjo çështje pritet të qartësohet të enjten, kur kuvendi do të shtyjë me 6 muaj afatin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

 

Në këtë séancë do të shihet nëse kuvendi do të pranojë kërkesën e Gazment Bardhit apo do të njohë Lulzim Bashën si kryetar të grupit parlamentar e do të mbajë Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar të komisionit.

Latest Posts

“Të mos paguhen bagazhet në avion”, Parlamenti Evropian miraton vendimin

Parlamenti Evropian votoi sot për t’i dhënë fund tarifave të bagazheve të dorës në aeroplanë, si dhe të vendosen rregulla të përbashkëta për...

Si kurrë më parë/ Kupa e Botës 2030 do të mbahet në tre kontinente

Kupa e Botës për meshkuj 2030 do të organizohet nga gjashtë vende në tre kontinente të ndryshme për të festuar 100-vjetorin e edicionit të...

Mos i humbisni

Tërmeti që tronditi sërish Napolin; raportohen disa dëme materiale në zonën e epiqëndrës

Një tërmet i ri me magnitudë 4.0 u regjistrua mmesnaten mes te henes dhe te martes ne Itali, me epiqendër të vendosur në...

Aksion “blic” në Vlorë/ Kontrolle në lokale dhe rrugë, shoqërohen të paktën 10 persona

Policia e Vlorës e mbështetur dhe nga forcat RENEA janë duke zhvilluar një aksion në lagjen “Pavarësia”, të qytetit të Vlorës. Mësohet se...

Ministrat e Jashtëm të BE në Kiev/ Borrell: Lufta, kërcënim për Europën

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë për një takim të jashtëzakonshëm në Kiev.   Ministrat të cilët rrallë takohen jashtë...