Formimi i Komisionit për hetimin e keqpërdorimeve në rezervën shtetërore është temë e diskutimit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, tha se duhet të hetohet se cila ka qenë lidhja e të dyshuarit Ridvan Muharremi, me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Tash ne duhet ta shohim se cili është roli i tij në rezervat shtetërore? Qysh mundet një individ i caktuar me bekim politik, si ka mundur ai njeriu të hyjë. A është faji tek Rozeta, apo tek Ridvani?”, tha Tahiri.
“Pastaj ku mbeti polaku? Ku e kanë gjetur polakun? Një mashtrues, si ka mundësi të dijë për rezervat shtetërore”, theksoi ai.