Ish-komandanti i FSK-së: Policia nuk ka pasur nevojë për ndihmën e KFOR-it në veri

Në situatën e tensionuar në veri të dielën përveç, Policisë së Kosovës prezent kanë qenë edhe KFOR-i.

Se a është dashur të ndërhyjë edhe KFOR-i në sulmin nga Policisë, për Front Online ka folur ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.

Kastrati ka thënë se KFOR-i ka qenë në gatishmëri për ndihmë, por Policia nuk ka pasur nevojë.

“KFOR ka qenë në vëzhgim dhe e kanë mbështet Policinë dhe kanë thënë që nëse kërkohet ndihmë ata janë aty. Policia kanë përfunduar punën me sukses dhe nuk kanë pasur nevojë për intervenim apo ndihmë të KFOR-it e EULEX-it”, tregoi ai.

Ai thotë se prezenca e FSK-së nuk është dashur të jetë në veri të dielën.

“Prezenca e FSK-së nuk është dashur të jetë se FSK ka mision tjetër dhe kjo ka qenë punë e policisë por nëse do të duhej dhe duhet të ardhmen ushtria e ka atë detyrë me ligj e Kushtetutë që ta mbrojë sovranitetin e vendit”, përfundoi Kastrati.