Liridon Useini bashkangjitet në rrugëtimin politik të PDE-së

Në frymën e thirjeve për angazhim sa më të madh të të rinjëve në politikë dhe përqafimin e politikave të Partisë Demokratike Evropiane, nga sot pjesë e subjektit politik bëhet edhe  Liridon Useini.

Liridon Useini ka mbaruar fakultetin juridik dhe ka kryer studimet në master për diplomaci. Ai ka pas vetes një përvojë politike si ish kryesues i Këshillit Komunal në Zhelinë si dhe ish kryetar i Foumit Rinor të Lëvizjes BESA.

Partia Demokratike Evropiane do vazhdon të jetë e hapur për të gjithë të rinjtë dhe të rejat të cilët padyshim kanë kreativitetin e nevojshëm, energjinë dhe dijen për të bartur proceset e rëndësishme politike.