Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjate takimit me gazetarët deklaroi se institucionet e Kosovës, Serbisë dhe ato ndërkombëtare duhet të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet në veri, ndërsa Maqedonia e Veriut si vend anëtar në NATO do të ishtë e gatshme të organizonte takim mes kryeministrave të dy shteteve.
“Nuk ka pengesa për organizim te takimi mes kryeministrave të dy vendevez Kosovës dhe Serbisë, nese shprehet interes, kemi kapacitet dhe per te qen nikoqir, këtë edhe e kemi deshmuar. Nuk ka kurfar rezerve si vend anetare e natos. Institucionet e Serbisë, Kosovës, dhe institucionet ndërkombëtare duhet të mbajne llogari per situaten e metutjeshme”, deklaroi Xhaferi.