Gashi: Prokuroria të sqarojë pse i liroi të arrestuarit e Banjskës

Nëntë persona janë arrestuar në operacionin Anti-terror të policisë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Por, në mungesë të provave Prokuroria Speciale i ka liruar gjashtë prej tyre në mungesë të provave.

E avokati Tomë Gashi, tha se kjo prokurori duhet të jap sqarim se pse ndodhi lirimi i terroristëve.

“Terrorizmi nuk është që po e rrezikon vetëm një person, por po e rrezikon krejt shtetin e Kosovës dhe ndoshta edhe regjionin”, tha Gashi në Klan Kosova.

Në orët e para të së dielës një sulm i organizuar terrorist ndodhi mbi policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Reagimi i organeve të rendit të Kosovës ishte shumë i shpejt duke u kundërpërgjigjur me vrasjen e tre pjesëtarëve të grupit terrorist serb.

Rreshteri Bunjaku u varros me nderime të larta shtetërore në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ai u shpall edhe “Hero i Kosovës”.