Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka ndërtuar një paralele mes Vuçiqit, Vulinit dhe Radojiçiqit dhe Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit. Sipas tij, tre të parët janë versioni modern i treshes së dytë.
“Aleksandar Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi janë pasqyrë e modernizume e Millosheviqit, Sheshelit dhe Arkanit. Këta janë version i ditëve të sotit”, deklaroi Muja.
“Kosova iu ka nënshtru agresionit. Mjeti ka qenë terrorizmi. Shteti serb ka qenë këmbë e krye i involvum në sabotimin e shtetit të Kosovës. Madje këtë herë e kanë ngrit nivelin e eskalimit”.
Sulmi terrorist, sipas Mujës, u krye me armë të marra nga ushtria dhe xhandarmëria serbe, nën urdhërat e Vuçiqit dhe Vulinit.
“Me gjithë atë arsenal të armëve që i kanë marrë nga ushtria serbe dhe xhandarmëria serbe, nën urdhëra të Vuçiqit dhe Vulinit, projekti i tyre ka qenë për të vrarë sa më shumë”.
Ai ka thënë se Serbia dhe Rusia tentoi që ta ripërsërisë në Kosovë, skenarin e njëjtë që është implementuar në Ukrainë.
“Këta janë duke ripërsëritë skenarin e saktë të Krimesë dhe Donbasit që e ka implementu Rusia. Edhe këta njerëzit e gjelbërt që i pamë atje i ka përdor Rusia në Krime. Këtyne iu ka mbetë vetëm edhe një nivel i lartë i eskalimit, ndërhyrja ushtarake. Në të gjitha kanë dështu, mirëpo ju mbetet edhe karta e fundit, ndërhyrja ushtarake”, ka treguar ai ne ATV.
“Duke njoftë kapacitetet e shtetit tonë, pata thonë që kushdo që hyn ka me u kthy në arkivol”, tha ai.