Sipas Arjanit Hoxhës, i ftuar sonte në Click Plus në TV21, tha se Mickoski kur të vijë në pushtet po kërkon nga pala shqiptare një partner të dëgjueshëm dhe që nuk do të kërkojë shumë nga ai, por t’i lërë rrugën e hapur.
“VMRO-ja kërkon partner të dëgjueshëm dhe partner që nuk do të kërkojë shumë, por do të mundohet që ta minimizojë potencën e partive politike shqiptare. Kjo do të vërtetohet në periudhat e ardhshme kur do të mbahen edhe zgjedhjet. Mirëpo ku shohim VMRO-në në pushtet në komunat ku qeverisin ata, ku nuk iu mundësojnë asgjë shqiptarëve.”- tha Hoxha.