Kreu i PDE-së, Arjanit Hoxha në “Click Plus” në TV21 duke komentuar bashkimin e opozitës së vitit 2021 për ta rrëzuar pushtetin, tha se pajtohet me ish kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe tha se ka qenë dëshmitarë kur Izet Mexhiti në atë kohë ka thënë se do të jetë pjesë e shumicës së re.
“Izet Mexhiti në një far forme ka thënë se do të jetë pjesë e 61-shit. Publikisht ua them, atë që e tha z.Sela, është shumë e saktë, kaq mund të them.
Gazetari: Jeni dëshmitarë, nuk jeni dëshmitarë? Absolutisht po”, tha Hoxha.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=810876261042581