Një autobus me dhjetëra emigrantë është përmbysur sot në jug të Meksikës, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke plagosur të paktën 15, thanë autoritetet.
Shumica e emigrantëve ishin venezuelianë.
Autobusi po lëvizte në një autostradë në shtetin Oaxaca kur u përmbys, bëri me dije shërbimi i mbrojtjes civile të atij shteti në një postim në X.
Fotot e publikuara nga shërbimi tregojnë autobusin aksidentuar në një kthesë të fortë.
Autoritetet e shtetit fqinj Puebla theksuan se 15 të lënduar nga aksidenti u transferuan në spital.
Një numër i madh emigrantësh mbërrijnë në kufirin e Meksikës me SHBA-në.
Emigrantët përpiqen të kalojnë Meksikën duke udhëtuar me autobusë, kamionë ose trena komercialë.
De manera preliminar, se informa que 17 personas fallecieron a causa de este percance, además de múltiples heridas, mismas que ya fueron trasladadas a recibir atención médica especializada. pic.twitter.com/anEWxOMLNf
— Coordinación Estatal de Protección Civil (@CEPCyGR_GobOax) October 6, 2023