Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një ashensori në një pallat në ndërtim.
Policia njofton se burri me iniciale T.M kërkohej nga familjarët që prej ditës së djeshme, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi. Ndërkohë që trupi i tij është gjetur sot rreth orës 11:30 në zonën e ish-Fushës së Aviacionit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.
Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.