Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Milan Radoiçiçit, pasi të përfundojnë hetimet për ngjarjen në veri të Kosovës. Ai theksoi se prokuroria po e ndjek çështjen për krimet që ai vetë i ka pranuar.
Kjo sipas Vuçiçit do të tregojë se nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme.
Presidenti serb tha se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.