Vizita e “Pesëshes së Madhe”, Hoxha: Kosova nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut

Ish-zëvëndësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha ka thënë se në vizitën e nesërme të “Pesëshes së Madhe” Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mos pranojë marrëveshje në dëm të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit.

“Është një pesëshe e madhe, e fuqishme, që besoj do t’i japin një infusion rifillimit të dialogut…Nuk besoj që kemi luksin që ne të fillojmë me kushtëzime për rifillim të dialogut kur Kosova nuk e ka luksin që të kushtëzojë rifillimin e dialogut, por duhet të jetë e kujdesshme që të mos pranojë marrëveshje në dëm të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit”, ka thënë Hoxha në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut.

“Por në asnjë mënyrë nuk duhet të refuzojë kthimin në tavolinën e dialogut”, ka thënë  Hoxha.

“Është një thirrje e kotë e bashkësisë ndërkombëtare karshi Serbisë dhe besoj që po e humbin momentumin duke vendosur kushtëzime për rifillim të dialogut. Duhet ta ndërrojmë qasjen, duhet të ulemi në tavolinë, duhet të implementojmë pikat të cilat i kemi marrë për obligim, natyrisht ato që e prekin rendin kushtetues nuk duhet t’i pranojmë dhe nuk duhet të pranohen…”, ka thënë tutje ish-zëvëndesministri i Brendshëm.