Konsumimi i vajit të ullirit me limon ndihmon në pastrimin e mëlçisë

Mëçia është nën sulmin e shumë toksinave dhe sëmundjeve. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetit tregon se shumë njerëz vuajnë nga sëmundjet kronike, që mund të shkaktojnë probleme serioze si ciroza, kancer ose madje vdekje. Por ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të parandaluar dhe trajtuar këto sëmundje, duke ndryshuar stilin tonë të jetesës, si për shembull, duke përdorur vaj ulliri.

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për shëndetin tonë. Ai përmban acide yndyrore të shëndetshme, të cilat kanë efekte anti-inflamatore dhe antioksidante. Kjo do të thotë se ato ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe dëmtimit oksidativ në mëlçi, dy faktorë që mund të dëmtojnë organin tonë. Vaji i ullirit gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmon në kontrollin e yndyrës në mëlçi.

Për pastrimin e mëlçisë, një kurë natyrale është të pini një lëng të përgatitur me vaj ulliri dhe limon. Pini gjysmë gote vaj ulliri dhe gjysmën tjetër me limon të freskët. Pastaj, shtrihuni në shtrat për 30 minuta. Kjo do t’ju ndihmojë të stimuloni funksionin e mëlçisë dhe të largoni toksinat nga trupi juaj. Për më tepër efekt, konsumoni lëngje frutash që kanë efekt pastrues në mëlçi, siç janë mollët që përmbajnë pektin dhe kanë efekt alkalizues.

Kjo është një metodë natyrale dhe efektive për shëndetin e veshkave, por duhet të keni kujdes nëse keni gurë në veshka. Pirja e vajit të ullirit dhe lëngut të limonit mund të shkaktojë dhimbje të forta barku nëse gurët janë të mëdhenj ose bllokojnë kanalin biliar. Në këtë rast, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni kursin. (politiko.mk)