Lufta në Ukrainë, riatdhesohen tre fëmijë të rrëmbyer nga Rusia

    Tre fëmijë të rrëmbyer nga Rusia janë kthyer në Ukrainë. Lajmi u njoftua nga autoritetet ukrainase.

    Në një postim në rrjete sociale, komisioneri parlamentar i Ukrainës për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets deklaroi se puna për riatdhesimin e fëmijëve do të vazhdojë.

     

    Kievi ka deklaruar më herët se rreth 20,000 fëmijë janë marrë nga Ukraina në Rusi ose në territorin e kontrolluar nga Rusia pa pëlqimin e familjes ose kujdestarëve të tyre, duke e konsideruar si rrëmbim të të miturve. Ukraina e quan krim lufte që plotëson përkufizimin e gjenocidit sipas traktatit të OKB-së.

     

    Moska, nga ana e saj, mohon akuzat dhe thotë se ka mbrojtur fëmijët e cenueshëm nga zona e luftës.