Agjencia shtetërore siriane e lajmeve ka raportuar për sulme sulme ajrore izraelite kundër aeroporteve të Damaskut dhe Aleppos në orët e para të së dielës.
“Rreth orës 5:25 të mëngjesit të sotëm, armiku izraelit kreu njëkohësisht një agresion ajror me breshëri raketash nga drejtimi i Detit Mesdhe në perëndim të Latakisë dhe nga drejtimi i Golanit të pushtuar sirian, duke synuar aeroportet ndërkombëtare të Damaskut dhe Aleppos. ”, raportoi agjencia, duke cituar një burim ushtarak.
Agjencia tha se një punonjës në aeroportin e Damaskut ishte vrarë dhe një tjetër u plagos, raporton CNN.
Sipas kësaj agjencie, dëmtimi i pistave në të dy aeroportet i kishte nxjerrë jashtë funksionit dhe se trafiku ajror po devijohej në qytetin e Latakisë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit i thanë CNN se nuk kishin asnjë koment mbi raportet.