Nëntori, muaji i flamurit dhe i ngjarjeve historike të shqiptarëve

Nëntori është një muaj i veçantë për shqiptarët, pasi në të përkujtohen dhe festohen ngjarje të rëndësishme historike që kanë ndikuar në formimin e identitetit dhe shtetit kombëtar.

Nëntori është muaji i alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, i cili u vendos në Kongresin e Manastirit më 22-nëntor të vitit 1908, duke hapur rrugën për zhvillimin e kulturës, arsimit dhe letërsisë shqipe.

Nëntori është muaji i Skënderbeut, heroit kombëtar që luftoi me guxim dhe trimëri kundër pushtimit osman dhe ngriti për herë të parë flamurin me shqiponjën dykrenare në Krujë më 28-nëntor të vitit 1443.

Nëntori është muaji i Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u shpall në Vlorë më 28-nëntor të vitit 1912, nga një kuvend i përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin si kryetar.

Nëntori është muaji i flamurit, simbolit të krenarisë, bashkimit dhe qëndresës së popullit shqiptar. Nëntori është muaji i shqiptarëve, muaji i lindjeve dhe i vendimeve kombëtare. (politiko.mk)