Grubi: E ashtuquajtura opozitë shqiptare, vetëm i përkthen komunikatat e VMRO-DPMNE-së

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se nuk ka dëgjuar kërkesën e opozitës shqiptare për shkarkimin e tij, përcjell TV21. Grubi tha se opozita shqiptare “vetëm përkthen komunikatat e VMRO-DPMNE-së”.

“Nuk i kam dëgjuar këtë vlerësime, në qoftë se dua t’i dëgjojë vlerësimet e të ashtuquajturës opozitë shqiptare, do e dëgjoj VMRO-DPMNE-në sepse ato vetëm i përkthejnë komunikatat e VMRO-DPMNE-së dhe e përsërisin secilën prej tyre”, deklaroi Grubi.