Kamberi: Serbia po tregohet shumë efikase në pasivizimin e adresave të luginasve

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Belgzim Kamberi tha se Serbia po tregohet shumë efikase në pasivizimin e adresave të qytetarëve të Luginës.

“Në periudhën 29 nëntor 2011 deri më 12 mars 2020, vetëm në komunën e Medvegjës janë pasivizuar 4174 qytetarë”, tha Kamberi, duke iu referuar disa të dhënave, sipas tij, nga një zyrtar i Policisë të Leskovcit.

“Listat zgjedhore dëshmojnë një gjë shumë interesante, listat zgjedhore dëshmojnë që në komunën e Medvegjës, në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2015 kanë qenë 10, 456 votues, ndërsa në prill të vitit 2022, 6,147 votues. Pra, nënkupton që janë larguar nga lista zgjedhore mbi 4,309 votues gjatë periudhës 2015-2022, pjesa dërmuese shqiptarë”, shtoi Kamberi, në Rubikon të Klan Kosova.