Shiste kanabis pranë shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, në kuadër të operacionit “Tempulli”. Blutë raportojnë se gjatë kontrollit 44-vjeçarit iu gjetën 63 doza kanabis, gati për shitje.

 

M., 44 vjeç, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.