Xhoana Gremi, ose ndryshe keni dëgjuar të prezantohet me emrin shkurt Xhoi, është këngëtarja nga jugu e cila këndon prej vitesh këngë popullore dhe identifikohet për këtë rrymë. Nga bashkëpunimet me artistët më në zë në Shqipëri e deri tek mëmësia, pasi ajo është nënë e një djali, Xhoi ndan detajet ekskluzive nga jeta e saj në “Vizioni i Pasdites”.
Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe historinë e saj të trishtë, se si rrethanat e detyruan të bëhej nënë dhe baba për djalin e saj. Ajo tregon se u braktis nga partneri, ndaj iu desh të bëhej e fortë për të rritur të birin.
Intervista e plotë: