Messi dhe Ronaldo përfshihen në top 10-shen e yjeve më të mëdhenj të sportit të të gjitha kohërave, lista bëhet virale

Lista e sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave po bëhet virale dhe çuditërisht dominojnë yjet e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi...

TË FUNDIT

Kronologjia/ “Ulu policia”, si ndodhi grabitja në Tiranë, në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar

Është zbardhur e gjithë kronologjia e ngjarjes që u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një banesë në pronësi të Gim Himës...

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit...

Izraeli kërkon nga banorët e Khan Younis të braktisin shtëpitë e tyre përpara sulmit ndaj Hamasit

Izraeli ka paralajmëruar civilët në qytetin Khan Younis të Gazës që të evakuojnë shtëpitë e tyre ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit. Në...

NATO mbledh krerët e Ballkanit/ Stoltenberg do diskutojë me liderët e rajonit për sigurinë e rrezikun rus

Në vazhdën e kërcënimeve dhe pas deklaratës se presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky se zotëron prova qe Rusia po kërkon të hapë një vatër të re konflikti në Ballkanin Perëndimor mobilizohet NATO. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë takime me të gjithë liderët e Ballkanit  për t’i dërguar Rusisë mesazhin se NATO nuk do të lejojë asnjë lloj konflikti në Ballkanin Perëndimor.

 

Të hënën shefi i NATOS do të nis turin tre ditor në Ballkan. Takimi i parë në agjendë është ai me drejtuesit e lartë politikë dhe ushtarakë vendas dhe ndërkombëtarë të Bosnje Hercegovinës. Në të njëjtën ditë, pasditen e së hënës, do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

 

Njëjtë si në Bosnjë Hercegovinë, edhe në Kosovë do të takohet me drejtuesit ushtarakë të KFOR dhe NATO-s atje, ku do të përcjellë edhe një mesazh të tijin.

 

Të martën e 21 nëntorit, Jens Stoltenberg do jetë fillimisht në Serbi ku e pret në bisedime presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç.

 

Një vizitë është parashikuar me shkencëtarë serbë ku do të prezantohet edhe teknologjia me e re e zhvilluar nga NATO në funksion të paqes dhe sigurisë.

 

Në Maqedoninë e Veriu pas bisedimeve me presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e qeverisë Dimitar Kovaçevski,  kreu i Aleancës së Atlantikut do të mbajë një fjalim në parlamentin e Maqedonisë pasi më herët do të zhvillojë një takim me kryeparlamentarin, shqiptarin Talat Xhaferi.

 

I gjithë turi do të mbyllet me një takim dhe konferencë të përbashkët mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup të mërkurën e 22 nëntorit. Në të pritet  të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Përveç udhëheqësve të rajonit, në tryezën e diskutimeve do të jenë edhe presidenti kroat dhe kryeministri slloven.

 

Vizita e Jens Stoltenberg vjen në një moment të rindezjes së tensioneve në Ballkan, e veçmas ato mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjes terroriste në Banjskë. Po aq në sfondin e këtij turi intensiv janë edhe diskutimet mbi të ardhmen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë.

Latest Posts

Kronologjia/ “Ulu policia”, si ndodhi grabitja në Tiranë, në banesë ndodheshin vetëm dy të moshuar

Është zbardhur e gjithë kronologjia e ngjarjes që u shënua mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një banesë në pronësi të Gim Himës...

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit...

Izraeli kërkon nga banorët e Khan Younis të braktisin shtëpitë e tyre përpara sulmit ndaj Hamasit

Izraeli ka paralajmëruar civilët në qytetin Khan Younis të Gazës që të evakuojnë shtëpitë e tyre ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake kundër Hamasit. Në...

Mos i humbisni

Hamasi thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Jepini fund luftës brutale në Gaza

Forcat palestineze të Hamasit i kanë bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që t’i japë fund “luftës brutale” në Rripin e Gazës.   Prej...

“Është martesë e lumtur”, Eva Murati në Albano show: Besoj në Zot, jo në fe

https://www.youtube.com/watch?v=nDclH8Wy_vU Subscribe Moderatorja e programeve sportive, Eva Murati ka qenë pjesë e shfaqjes Albano Show, këtë të premte.   Gjatë intervistës zhvilluar me Albano Bogdon,...

Shaqiri uron Xhaferin: U tha dhe po bëhet, Kryeministri shqiptar then tabunë e fundit ndër-etnike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka uruar kryekuvendarin, Talat Xhaferi pas përzgjedhjes nga BDI  për Kryeministër shqiptar. Shaqiri shkruan se me këtë vendim,...

Ademi uron Xhaferin: Ali Ahmeti po thyen çdo barrierë politike për shqiptarët

Koordinatori i grupit parlamentar, Arbër Ademi nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Talat Xhaferin, për të cilin në mbledhjen e fundit të...