Për t’i shpëtuar dhunës barbare të burrit, shqiptarja në Itali hidhet nga dritarja/ Zbardhen detajet e para

    Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Itali. Një shqiptare është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e dytë. Sipas mediave italiane, ajo kreu këtë veprim për t’i shpëtuar dhunës së burrit të saj, po ashtu shqiptar, i cili dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte.

     

    Nëna e re ndodhet aktualisht në spital dhe në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja është shënuar në Bolonja.

     

    Dhuna me grushta ndaj gruas ka ndodhur në sy të fëmijëve të tyre. Mediat italiane thonë se 40-vjeçari filloi ta rrihte gruan, e cila për t’i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur poshtë. Burri u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.