Lajmi fundit/ Prokuroria hap lëndë për hetimin e ndërtimeve pa leje në Çair! (VIDEO)

Prokuroria Themelore Publike ka filluar procedurë, ka hapur lëndë kundër ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet PTHP-ja.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup, ka hapur lëndë në të cilën do të hetohen të gjitha raportimet dhe hulumtimet mediatike”, thonë mes tjerash nga Prokuroria Themelore.

Sipas raportimeve mediatike, legalizimi është i paligjshëm sepse kushti i parë që një objekt të legalizohet është që i njëjti të ketë qenë i ndërtuar dhe funksional para 3 marsit të vitit 2011.

“360 shkallë” zbuloi së paku 20 ndërtime të larta banimi të legalizuara të cilat nuk kanë qenë as të filluara për ndërtim në fillim të vitit 2011. https://youtu.be/FQ-k1jGUIvY?si=yEbJtJm0zz1M4kHP