Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot gjatë Briffingut me gazetarët tha se ende nuk është i informuar detajisht për çështjen e kryeministrit shqiptar, pavarësisht se edhe emri i tij ka qarkulluar në media si kandidat i mundshëm.
Xhaferi shtoi se për një vendim të tillë ende pritet të vendoset se kush do të jetë në pozitën e kryeministrit shqiptar.
“Po, përmendet edhe emri im për kryeministër shqiptar, flitet gjithçka. Unë nuk mundem të ua ndaloj këtë. Zyrtarisht ende nuk jam i informuar për çështjen e kryeministrit shqiptarë. Unë jam përfaqësues që vi nga një parti politike dhe aty do të vendoset se kush do të jetë në pozitën e kryeministrit shqiptar”, deklaroi Xhaferi. /indeks.mk