Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur, me informacionetë vërteta dhe me koncepte politike që e mbrojnë atë model. Nacionalizmi është një ide tërheqëse që përdoret zakonisht para zgjedhjeve, porositi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Sipas Mariqit, nacionalizmi është anë e fortë e opsioneve të dobëta politike.
“Opsionet e dobëta politike, të cilat nuk kanë çfarë të ofrojnë në kohën e sotme, si për shembull e Majta dhe VMRO-DPMNE, duhet t’u drejtohen këtyre instrumenteve. Këto ditë, patëm një situatë ku një deputet tregon një fotografi të një ngjarje tjetër, dhe tregon sikur ajo ngjarje është te ne. Qëllimi i atyre sulmeve është që të zëvendësohet mungesa e idesë të atyre opsioneve politike, të plotësohet ato me nacionalizëm. Me emocione, me ndjenja”, thotë Mariçiqi në një intervistë për CIVIL Media.
Ai theksoi se nacionalizmi, së bashku me propagandën dezinformuese dhe me gjuhën e urrejtjes, janë sëmundjet më të rënda të demokracisë.
“Lufta kundër dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes si dukuri më malinje në luftën për një shoqëri demokratike është e vazdgueshme dhe e përditshme, sipas zhvillimeve në botë dhe në shtet. Ne si Maqedoni e Veriut, si një nga anëtaret më të reja të NATO-s dhe si shtet kandidat për anëtarësim në BE, jemi shënjestër e vazhdueshme e sulmeve malinje të dezinformatave, gjuhës së urrejtjes, nacionalizmit dhe gjithçkaje që ka për qëllim ta prishë besimin e qytetarëve në BE, ta minojë besimin në demokracinë dhe në përgjithësi ndaj sistemit”, shton Mariçiq.
Ai konsideron se qytetarët janë çdo ditë cak i sulmeve të dezinformatave, një pjesë e madhe e tyre bien në ato dezinformata. Prandaj, siç sqaron, edhe kësaj çështjeje duhet t’i qasemi me vëmendje dhe rëndësi të njëjtë, si edhe ndaj të gjitha çështjeve të tjera.
“Dhe këtu është roli i shoqërisë civile. Mendoj se këtu duhet edhe me më guxim, dhe haptazi të thuhen disa gjëra, dhe të shënohen lajmet e rreme, dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes, nëse duam ta mbrojmë indin e shëndetshëm të shoqërisë sonë demokratike”, shton Mariçiqi.