MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare në vendbanimin e tij. Çdo fëmijë meriton të edukohet në gjuhën që di më mirë, sepse ky është procesi edukativo -arsimor më efikas dhe më efektiv.

Kjo, siç informojnl nga MASH-i, u konfirmua në takimin e sotëm të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri me përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare – UNICEF, USAID, UNDP, Delegacioni i BE-së në Shkup dhe Banka Botërore, të cilat janë partnerë të shtetit në përpjekjet shumëvjeçare, për avancimin e sistemit arsimor kombëtar dhe sigurimin e më shumë të drejtave dhe mundësive arsimore për qytetarët.

Në takim, ministri Shaqiri i njoftoi të pranishmit për dy raste aktuale të pengimit të së drejtës për arsimim në gjuhën amtare në komunën Gazi Babë dhe Çashkë, ku grupe qytetarësh të inkurajuar nga qendrat e pushtetit politik protestojnë kundër vendimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të mundësuar të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare për nxënësit e dy shkollave fillore.

Shaqiri theksoi se në komunën e Gazi Babës po u pengohet e drejta e nxënësve nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për të vijuar mësimin në gjuhën shqipe në SHF “Njegosh” që gjendet në vendbanimin e tyre , dhe për këtë arsye është gjetur një zgjidhje e përkohshme duke ndjekur mësimin në një tjetër komunë. Ndërsa në komunën e Çashkës ka reagim për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe për nxënësit e klasës së parë në SHF “Todor Janev”, të cilët po ashtu jetojnë në afërsi të shkollës.

“Përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare theksuan se ligjet në vend duhet të zbatohen dhe shprehën mbështetjen e tyre për vendimet e sjellura nga Ministri – që nxënësit e interesuar të ndjekin mësimin jo vetëm në gjuhën amtare, por ajo të realizohet edhe në vendbanimin e tyre. Ky, siç u theksua, është një nga parimet themelore mbi të cilat bazohet procesi i optimizimit të rrjetit shkollor me të cilat, nëpërmjet përdorimit korrekt të burimeve në dispozicion, do të sigurohet një proces arsimor më cilësor”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

MASH-i, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, vazhdon të përmbushë me sukses misionin e saj për avancimin e arsimit dhe sigurimin e më shumë të drejtave dhe mundësive arsimore për qytetarët.