Stoltenberg: Situata në rajon mbetet e brishtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për aleancën ushtarake për shkak të historisë dhe prezencës që ka aty, dhe sepse “paqja e stabiliteti në rajon kanë rëndësi për të gjithë NATO-n”.

Stoltenberg folur për rajonin pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq. Ai ka përsëritur se NATO vazhdon ta monitorojë situatën dhe që në rast nevoje të rrisë praninë e trupave në Kosovë.

“… stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë… ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se e vetmja rrugëzgjidhje është dialogu.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje afatgjatë”.