Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Agron Dedivanaj, ka përgëzuar kryeministrin shqiptar Talat Xhaferin, me rastin e zgjedhjes në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Funksionet janë kalimtare, por puna në favor të prosperitetit të kombit tonë do të mbahet mend përgjithmonë. Çdo herë duke u forcuar, çdo herë duke iu afruar qëllimit final, ka shkruar Dedivanaj.
Postimi i tij në fb:
Gjej rastin të përgëzoj z. Talat Xhaferi në zgjedhjen për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Ky është një lajm që gëzoi të gjithë shqiptarët anembanë botës dhe konfirmoi edhe një herë se epoka e shqiptarëve ka filluar me të vërtetë. Por ne duhet të dimë se ky sukses nuk është vetëm sepse kemi për herë të parë një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, por për shkak të mundësisë, potencialit dhe përgjegjësisë që ka kryeministri për të zhvilluar, faktorizuar dhe avancuar pozitën e shqiptarëve në atë shtet. Funksionet janë kalimtare, por puna në favor të prosperitetit të kombit tonë do të mbahet mend përgjithmonë. Çdo herë duke u forcuar, çdo herë duke iu afruar qëllimit final!
Urime!