Një raport i gazetës amerikane Wall Street Journal zbulon se rreth 10% e stafit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Gazë kanë lidhje me organizatat militante Hamas dhe Xhihad Islamik.
Raporti bazohet në burime të qeverisë amerikane, të cilat thonë se informacioni është shumë i ndjeshëm dhe vjen nga mbikëqyrja e celularëve, hetimet e terroristëve dhe dokumentet e gjetura në vendngjarje. Izraeli e ka ndarë këtë informacion me SHBA-në dhe kjo ka bërë që disa shtete perëndimore të ndalin fondet për UNRWA-në, pas akuzave se 12 anëtarë të stafit të saj ishin pjesë e sulmeve me raketa të Hamasi kundër Izraelit më 7 tetor. UNRWA ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda për operacionet dhe shërbimet e saj në rajon, nëse financimi nuk rifillon shpejt. (politiko.mk)