Mbreti Karli III, i cili u operua për prostatë të premten, ende nuk ka dalë nga spitali, duke shqetësuar familjen dhe popullin. Sipas një burimi nga Pallati, plani ishte që monarku 75-vjeçar të qëndronte në spital vetëm dy ditë, por mjekët e kanë mbajtur atë për një ditë shtesë si masë paraprake. Burimi tha se Karli do të linte spitalin vetëm nëse do të ishte siguruar se nuk ka asnjë komplikim.
Ky është operacioni i dytë i mbretit në një vit, pasi ai u operua për një hernie abdominale në janar. Pallati ka njoftuar se mbreti do të ketë nevojë për një muaj për të rikuperuar plotësisht dhe do të anulojë të gjitha angazhimet e tij publike gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, vazhdon të jetë e shtruar në të njëjtin spital, pasi ka pasur një operacion abdominal emergjent. Pallati nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e saj. (politiko.mk)