Një gjykatë speciale në Pakistan ka dënuar me 10 vjet burg ish-kryeministrin Imran Khan dhe ish-ministrin e Jashtëm Shah Mahmood Qureshi për nxjerrje të sekreteve shtetërore. Vendimi u bë publik të martën në burgun Adiala në Rawalpindi, ku të dy politikanët janë të burgosur.
Khan dhe Qureshi janë akuzuar për të shpërndarë informacione të ndjeshme për sigurinë kombëtare me vende të huaja, pa lejen e qeverisë. Ata kanë mohuar akuzat dhe kanë thënë se janë pjesë e një fushate politike kundër tyre.
Khan, themeluesi i partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI), u rrëzua nga posti i kryeministrit në prill 2022, pas një votimi mosbesimi në parlament. Ai është në burg që nga gushti i vitit 2023, i akuzuar edhe për korrupsion.
Vendimi i gjykatës speciale vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen me 8 shkurt. Partia e Khan, PTI, ka thënë se do të vazhdojë të luftojë për lirimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Ekipi i tij mbrojtës ka të ngjarë të apelojë vendimin. (politiko.mk)