Sashe Ivanovski: Përgëzoj bashkëqytetarët shqiptarë, Talat Xhaferi është “Obama i Maqedonisë”

Analisti politik Sashe Ivanovski i ka uruar bashkëqytetarët e tij shqiptarë për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë, duke e krahasuar atë me zgjedhjen e presidentit të parë afrikano-amerikan në SHBA.

Ivanovski tha se beson se do të ketë një ndikim pozitiv për vendin dhe për harmoninë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, dhe se kjo do të ndihmojë që të gjithë të ndjehen të barabartë dhe të respektuar në këtë vend, dhe të kenë të njëjtat të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe përfitime.

“Dua t’i përgëzoj bashkëqytetarët mi shqiptar për këtë moment historik të kryeministrit të parë shqiptar, është versioni maqedonas kur Obama u bë presidenti i parë afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Është një moment historik dhe jam i sigurt se do të kontribuojë mirë për vendin dhe bashkëjetesën mes maqedonasve dhe shqiptarëve dhe popujve të tjerë në vendin tonë, do të kontribuojë që të gjithë të kenë një ndjenjë të barabartë se ky është i njëjti atdhe për të gjithë dhe të gjithë kanë të njëjtat të drejta, mundësi dhe përgjegjësi dhe përfitime.
Natyrisht, në SHBA kishte panik në disa qarqe për presidentin e parë afrikano-amerikan kur Obama u bë president në 2008, dhe në pjesën tonë të publikut ka panik dhe zemërim për kryeministrin e parë shqiptar, për fat të keq disa nga qytetarët tanë e perceptojnëckëtë si disfatë, dhe për këtë fajin e kanë disa stereotipa dhe zhgënjime të nxitura nga disa parti të djathta, veçanërisht VMRO DPMNE-ja, të cilat politikën e reduktojnë në një lloj konfrontimi ndëretnik, diçka që është e rrezikshme për shtetin”,tha Ivanovski

Ivanovski gjithashtu tha se VMRO DPMNE-ja ka të drejtë të kundërshtojë BDI-në për çështje si ekonomia, sundimi i ligjit ose korrupsioni, por nuk duhet të shkaktojë tensione ndëretnike dhe të provokojë popullin maqedonas me pretendime se është i mundur.

“VMRO DPMNE-ja ka të drejtë të kritikojë BDI-në për tema si ekonomia dhe sundimi i ligjit apo korrupsioni, por nuk kanë të drejtë të ndezin tensione ndëretnike dhe ta ngacmojnë popullin maqedonas se është i mundur e kështu me radhë, kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Një kryeministër shqiptar nuk është humbje për maqedonasit, është fitore, shenjë se maqedonasit po hapin hapësirë ​​që të gjithë në vend të kontribuojnë në të mirën e vendit dhe të mos ndihen si qytetarë të dorës së dytë”, tha Ivanovski. (politiko.mk)