Tërmeti në Japoni lë mijëra të pastrehë, guvernatori kërkon falje për keqmenaxhim

Një muaj pasi një tërmet i fuqishëm tronditi Gadishullin Noto në Japoni, më shumë se 14,000 njerëz janë ende pa strehë. Tërmeti, me magnitudë 7.6, kishte shkaktuar 238 viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Prefektura Ishikaëa, e prekur rëndë nga tërmeti, ka ofruar 8,000 njësi strehimi për të evakuuarit, që janë rreth 10,000 njerëz. Por guvernatori i Ishikaëa, Hiroshi Hase, ka pranuar se procesi i zhvendosjes së të evakuuarve nga qendrat e përkohshme në hotele dhe objekte të tjera ka pasur probleme dhe keqkomunikime. Ai ka bërë një deklaratë publike, ku ka kërkuar falje për keqmenaxhimin e situatës dhe ka premtuar të përmirësojë kushtet e jetesës së të prekurve nga tërmeti. (politiko.mk)