Ocampos reagon pas gjestit të pistë me gisht të tifozit ndaj tij

Futbollisti i Sevillës, Lucas Ocampos ka reaguar pas ndeshjes mes ekipit të tij dhe Rayo Vallecanos.

Një tifoz i kësaj të fundit e bëri një gjest të shëmtuar duke e prekur me gisht nga prapa.

E pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i futbollistit ofanziv, i cili kërkoi që të ndërmerren masa ndaj tifozit në fjalë, shkruan “Gazeta Express”.

“Shpresoj që La Liga ta marrë seriozisht këtë njëjtë siç vepron me racizmin. Ekziston gjithmonë një budalla”, u shpreh fillimisht 29 vjeçari.

“Nëse kjo do të ndodhte në futbollin e grave, ju e dini se çka do të ndodhte. Shpresoj që do ta dënojnë atë budalla, në mënyrë që të mos njolloset imazhi i tifozëve të Rayos”, përfundoi ish-futbollisti i River Plates, Monacos, Marseillet, Genoas, Milanit e Ajaxit.

Ocampos gjithashtu është paraqitur 12 herë edhe për Kombëtaren e Argjentinës. /Gazeta Express/